Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme, Paolo di Canio foli me tone të ashpra për situatën europiane të Milanit. Ishfantazisti nuk u kursye në terminologji teksa deklaroi:

Jam i bindur që Milani, pavarësisht të gjitha atyre gjërave që i kanë ndodhur deri tani, është një ekip për Ligën e Europës.
Chukwueze dhe të tjerët kanë më shumë përvojë në atë turne sesa në Champions. Ne të gjithë shpresojmë që ekipi i Piolit të mund të përparojë në Ligën e Kampionëve, por shkuarja në Ligën e Europës do ta mbante Milanin në një kompeticion të rëndësishëm. Natyrisht me shpresën që asnjë lojtar tjetër të mos lëndohet”.

Në të njëjtën gjatësi vale edhe Alesandro Kostakurta i kushtoi më shumë vëmendje aspektit difensiv të kuqezinjve.

Mbrojtja nuk e përballoi dot rivalin dhe nga goditjes standarde prej mbrojtësve nuk vjen kurrë asnjë gol. Megjithatë, pësuan tre gola në shtëpi që tregon se kundërshtarët kanë bërë diçka më shumë. Është e qartë se gabimi i Zhirusë ishte shumë i rëndë, por Milani mund të kishte mbajtur më mirë në prapavijë”, – deklaroi ish-mbrojtësi i Milanit.