Makina e gjyqtarit të Shkodrës , Andri Ymeri është djegur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme pranë Kishës Françeskane në Shkodër. Për pasojë është shkrumbuar plotësisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë tij.

SHKODER- Makina e gjyqtarit të Shkodrës , Andri Ymeri është djegur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme pranë Kishës Françeskane në Shkodër. Për pasojë është shkrumbuar plotësisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë tij.

Burime për Report Tv, pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe vetë gjyqtarin për të mësuar nëse ai ka pasur kërcënime për çështje që mund të ketë pasur në gjykim, ose konflikte të mëhershme.

LEXO EDHE:
Aksident në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat! Plagoset këmbësori
Andri Ymeri, gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, ka qenë për disa vite edhe kryetar i kësaj gjykate.