Interi ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të mërkurën në mbrëmje pasi ka kaluar Benfikën.

Zikaltrit e Milanos kthehen pas 13 vitesh në gjysmëfinale, ku do të përballen me Milanin. Por deri atëherë ka kohë dhe ndeshje të tjera të rëndësishme përpara. Në kampionat, Interi po garon për një nga katër vendet e para. Në Kupën e Italisë ku do të përballet në gjysmëfinalen e dytë ndaj Juventusit. Ndaj, mbrojtësi Federiko Dimarko, përtej gëzimit për kualifikimin në Champions ka bërë apel për kujdes. Sipas tij, kjo është fazë sezoni ku nuk mund të bëhen zgjedhje ndeshjesh. Të gjitha vlejnë shumë. Ja intervista e tij:

Jemi të kënaqur dhe shumë të lumtur që kemi mbërritur në gjysmëfinale. Mendoj se kemi merituar, por tani është koha të kthejmë sytë nga kompeticionet e tjera. Duhet të rimarrim veten në kampionat, pasi vendi i katërt është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne.
Juventusi, në Kupën e Italisë?
Nuk mund të shpërqendrohemi tani. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Nëse hedhim vështrimin shumë larg rrezikojmë të gabojmë dhe të çojmë dëm një sezon të tërë. Kemi bërë jo pak gabime deri më tani.
Asistet e mi?
Jam i lumtur. Punoj gjithë javën për të ndihmuar shokët e mi. E rëndësishme është që skuadra të fitojë.
Gjysmëfinalja me Milanin?
Së pari le të mendojmë për ndeshjet e tjera që kemi përpara Milanit, pastaj do të mendojmë për to. Ka ende një hap për të ecur përpara.
Rreth Serisë A
Patjetër, ne duhet të rikthehemi. Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm.”