Angel Di Maria vazhdon të ketë probleme me lëndime pas transferimit te Juventusi.

Sulmuesi argjentinas ka humbur dy sfida këtë edicion, ndaj Sampdorias 0-0 dhe ndaj Romës 1-1 shkaku i lëndimeve.

Argjentinasi u rikthye në fushë për 37 minuta ndaj Speizas, derisa me Fiorentinën e nisi si titullar, por qëndroi në fushë vetëm gjatë pjesës së parë.

34-vjeçari pësoi një tjetër lëndim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajneri Massimiliano Allegri për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij Paris Saint Germain.

Ish-anëtari i Real Madridit dhe Man Utd, pritet t’i mungojë Zonjës së Vjetër edhe në duelin e Serie A ndaj Salernitanas.

Përveç sulmuesit anësorë në këtë takim do të mungoj edhe Paul Pogba, derisa portieri Sczsesny është ende në dyshim.

Massimiliano Allegri ka folur para përballjes që skuadra e tij Juventus e zhvillon përballë PSG-së.

Dy gjigantët evropianë ndodhen në Grupin F të Ligës së Kampionëve, ku përballja e tyre e parë në grup do të zhvillohet në Parc de Princes.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para kësaj ndeshje, duke thënë se kanë përballë njërën nga skuadrat më të forta në Evropë.

“Kemi përballë një kundërshtar që është ndër më të fortët në Evropë. PSG-ja është favoriti kryesor për të fituar turneun këtë vit. Në sfidën e nesërme kemi punuar për të nxjerr një lojë të bukur. Besoj se do të luajmë një lojë të shkëlqyer nga pikëpamja teknike dhe në fund të marrim diçka shume pozitive. Pogba sot në mëngjes ai u stërvit për herë të dytë dhe u ndal pas shqetësimeve që kishte. Vendosi t’i nënshtrohet një operacioni dhe periudha e rikthimit do të jetë në janar. Paredes dhe Di Maria janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, do të na japin shumë. Në këto momente nuk doja të rrezikoja Angel Di Maria, pasi na presin shumë ndeshje të rëndësishme përgjatë këtij sezoni. Nesër fillon Championsi, duhen 10 pikë për të kaluar grupin. Nuk e di nëse do të jenë 3 pikë nesër apo ndeshjen e ardhshme, duhen gjithmonë 10 pikë për tu kualifikuar”, – ka thënë mes të tjerash Allegri.