“Taboo” mban titullin kënga më re nga Donna, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Është një këngë me ritme verore që është prodhuar nga Xon Oxa, i cili e ka bërë edhe muzikën, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur Gesko. Për anën vizuale është kujdesur Loni Production që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.
Ndërkohë, “Sje mo” dhe “Loco” janë realizimet e pëlqyera muzikore të lansuara më herët nga këngëtarja Donna, emri i vërtetë i të cilës është Liridona Demiri.