Portieri i Milanit, italiani Gianluigi Donnarumma (1999) i dha lamtumirën shokëve të tij të skuadrës pas fitores 2-0 ndaj Atalantas.

Tuttosport raporton se agjenti Mino Raiola nuk ishte i kënaqur nga oferta e Rossonerëve prej 8 milionë euro në sezon dhe kërkoi 10 milionë euro për portierin italian, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor.

Por, gazeta thekson gjithashtu se Raiola kërkoi një komision që besohet të jetë 15 milionë euro për veten e tij,  për të nënshkruar marrëveshjen e re me klubin italian.

Milani nuk kishte ndërmend të nënshkruante një marrëveshje të tillë dhe flitet se Gianluigi Donnarumma do të kalojë te Juventusi.