Drejtori i Interit, Piero Ausilio është në Madrid për t’u parë situatën e dyshes së Real Madridit, mesfushorit spanjoll Dani Ceballos (1996) dhe sulmuesit serb Luka Jovic (1997) dhe për të dëgjuar ofertat për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez (1997) .

Sulmuesi argjentinas ka zgjatur së fundmi kontratën e tij, por Nerazzurrët janë të hapur për ta shitur atë për një shifër rreth 70-80 milionë euro.

Ashtu si verën e kaluar, kampionët e Serie A do të duhet të fitojnë diku rreth 60-70 milionë euro nga afati i transferimeve të verës, kështu që shitja e një prej yjeve të tyre pritet të ndodh.

Sipas Il Corriere dello Sport, Atletico Madrid ka informuar Interin se ata janë ende të interesuar për ‘El Toro’, megjithëse nuk janë të hapur për të arritur çmimin e kërkuar. Raportimi sugjeron se disa klube të Ligës Premier, si Tottenham Hotspur, mund të bëjnë lëvizjen e tyre në javët e ardhshme.

Spurs tashmë u përpoqën të nënshkruanin me Lautaron verën e kaluar, por e dorëzuan ofertën e tyre shumë vonë, kur Romelu Lukaku tashmë që kishte rënë dakord të bashkohej me Chelsean.

Ausilio do të bisedojë edhe me drejtorët e Real Madridit, duke kërkuar informacion për dy prej të përjashtuarve të tyre, Dani Ceballos dhe Luka Jovic.

Si Corriere dello Sport ashtu edhe Tuttosport raportojnë se Nerazzurrët janë të interesuar për dyshen e Los Blancos.

Jovic do të ishte një opsion për të shtuar thellësi në sulm edhe nëse Lautaro nuk largohet gjatë verës.