Erik ten Hag po i afrohet nënshkrimit të tij të parë me Manchester United me brazilianin Antony (2000) i vendosur për t’u bashkuar në marrëveshjen për 40 milionë stërlina (46 milionë euro) me zyrtarët e klubit anglez që ndodhen në Amsterdam për të arritur marrëveshjen për anësorin e Ajaxit.

Antony Matheus dos Santos i johur si Antony shijoi një sezon të suksesshëm me fituesit e titullit Eredivisie, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 10 asiste në sezonin e fundit të trajnerit të ri të United në klub.

Kjo ka bërë që braziliani, i cili ka bërë 9 paraqitje ndërkombëtare, duke tërhequr interesin nga disa nga skuadrat kryesore të Evropës, përfshirë Manchester United dhe rivalët Hotspur.

Antony mund të dëshironte të ndiqte gjurmët e ish-trajnerit, ten Hag, të cilin ai personalisht e falënderoi pasi u largua nga gjigantët holandezë.

Braziliani ka postuar në Instagram: “Dua të të falënderoj për gjithçka që më mësove.  Dije se unë do të qëndroj gjithmonë me ty nëse ke nevojë për mua.”

Ten Hag, i cili tashmë ka filluar punën në United, po fillon një rindërtim të vështirë në klub këtë verë pas një sezoni në të cilin shumica e skuadrës luftuan për të përmbushur standardet e pritura në klub.

Një numër lojtarësh, duke përfshirë Paul Pogba, Jesse Lingard dhe Nemanja Matic, kanë njoftuar tashmë se do të largohen nga klubi këtë verë me të tjerë që pritet t’i ndjekin nga dera.

Antony mund të jetë pjesa e parë e rindërtimit të United këtë verë me shumë punë për t’u bërë, pasi ata kërkojnë të lënë pas sezonin e tyre të mjerueshëm që i pa ata të përfundojnë në vendin e gjashtë në Premier League.