Tre persona në Korçë dyshohet se janë prekur nga COVID-19. Sipas burimeve pranë spitalit Rajonal të Korçës bëhet e ditur se tre të dyshuarit janë trajtuar në këtë spital fillimisht, ndërsa më pas janë dërguar në Tiranë. Mësohet se personat e dyshuar si të infektuar janë menaxheri i një lokali dhe një çift të moshuarish. Këta të fundit kishin qenë në Itali, ku dyshohet se janë prekur nga COVID-19.

Sot pritet dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. Në përditësimin e djeshëm  janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6  të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778  persona të testuar gjithsej.