Dua Lipa shëtit rrugëve të Londrës bashkë me Anwar Hadid, pas izolimit në “Airbnb”.
Ajo aktualisht është izoluar me të dashurin e saj Anwar Hadid në Londër, shkruan DailyMail.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj i famshëm u larguan pak nga bllokimi në shtëpi, për një shëtitje të premten, në pjesën e lejimit të lëvizjes, të miratuar nga qeveria.
Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, dukej e lumtur teksa po buzëqeshte në krahët e 20-vjeçarit Anwar.
Pasi është kthyer nga turneu u saj në Australi, Dua u zhvendos me të dashurin në një “Airbnb” në Londër, pasi shtëpia e tyre ishte dëmtuar nga renovimet e fqinjve.
Teksa po shëtiteshin së bashku në Londër, pavarësisht situatës, dyshja dukeshin komod dhe të dashuruar.
Javën e kaluar, Dua foli për izolimin me Anwar, ku tregoi se si po i kalojnë ditët në karantinë.
Së fundi, albumi “Future Nostalgia” nga Dua Lipa është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar, pak ditë pasi u publikua.