Sulmuesi i Juventusit konfirmoi në 21 Mars se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini ishin prekur me COVID-19 pas testit të parë të tij pozitiv për sëmundjen.

Sipas programit spanjoll El Chiringuito, Dybala ka pasur gjithsej 4 teste në 6 javë si rezultat i diagnozës së tij fillestare, me rikthimin e tij më të fundit pozitiv.

Përfaqësuesi i Argjentinës kohët e fundit foli për luftimin e sëmundjes dhe shpjegoi se si ai kishte qenë duke luftuar për të marrë frymë:

“Për fat të mirë [jemi] shumë më mirë, këto ditë nuk kemi ndonjë simptomë. Unë kisha më të forta. Unë lodhesha shumë shpejt, kur doja të stërvitesha, mbesja pa frymë pas 5 minutash. Aty vumë re që diçka nuk ishte në rregull dhe përmes testeve klubi na tha se ishim pozitivë. Më pad kemi pasur më shumë simptoma, të tilla si kollë, trupi i lodhur dhe kur flinim ndjeja shumë ftohtë, por nga klubi ata na kishin thënë që do të ishim mirë, kështu që duhet të ishim të qetë”, tha Dybala.