Mbrojtësit të majtë Layvin Kurzawa (1992) i skadon kontrata me Paris Saint Germain në qershor dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Kësisoj francezi do të largohet nga Parc de Princes si lojtar i lirë dhe kjo gjë ka vënë në lëvizje skuadrat e mëdha evropiane.

27-vjeçari thuhet se ka një marrëveshje me Barcelonën, por ende nuk ka asgjë zyrtare dhe skuadrat tjera po tentojnë ta bindin atë.

Gazeta franceze L’Equipe ka raportuar se përveç Barcelonës edhe 8 skuadra tjera të mëdha janë në garë për shërbimet e Kurzawas.

Juventus,Roma, Inter dhe Napoli e duan atë në Serie A, derisa edhe Sevilla kërkon shërbimet e tij në La Liga.

Përfaqësuesi francez mund të transferohet edhe në Angli, ku Liverpool, Chelsea dhe Arsenal duan shërbimet e tij.

Lojtari për oferta nuk po vuan, por tani i mbetet atij të vendos se cilës nga skuadrat e lartpërmendura do t’i bashkohet në verë si transferim i lirë.