Interi ka që vjet që e ndjek sulmuesin francez Marcus Thuram (1997), por për shkak të dëmtimit vjet marrëveshja nuk u arrit.

Tani dukej se do të ishte momenti i duhur, pasi atij i skadon kontrata me Borussia MunchenGladbachun në qershorin e ardhshëm por prapë mesa duket nuk do të realizohet, pasi ai është pranë kalimit te kampionët e Bundesligës.

Bayern Munich i ka ofruar Thuramit një kontratë pesëvjeçare me vlerë 6 milionë euro neto në sezon, ndërsa Interi do të ofronte një maksimum prej 4 milionë euro + bonus.

Thuram nuk i ka thënë akoma po, por gjasat duket se ai dëshiron të mendojë me kujdes për të ardhmen e tij dhe këtë e sheh akoma në Bundesliga.

Ditët e fundit është interesiar edhe Tottenham që i ka ofruar 8 milionë euro Borussia Munchengladbachut që ta marrë që në Janar, por sulmuesi francez kërkon një ekip ku mund të luajë si titullar.