Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen me yllin e Manchester City, Leroy Sane (1996), sipas gazetës gjermane ‘Sport Bild‘.

Ekipi bavarez do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me Sane dhe do të depozitojë një shumë bazë prej 40 milion eurosh në arkat e The Citiziens por që shuma e përgjithshme do të shkojë deri në 60 milion euro në varësi të bonuese të ndryshme.

Ulja e kartonit të Sane ka ndodhur për dy arsye sipas ‘Sport Bild’.

E para nga kriza e Covid-19, dhe e dyta lojtari gjerman aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi dhe ka kohë pa luajtur.

Në tregun e transferimeve vlera e Leroy Sane llogaritet në 100 milion euro.