Në Brazil ka një kulturë tjetër nga ajo shqiptare dhe herë pas herë lexojmë raste që të çudisin. Një prej tyre është edhe ai i sulmuesit të njohur brazilian, Hulk.

Megjithëse e donin të gjitha ekipet në Europë, ai luante atje ku paguhej më tepër. Aktualisht është pjesë e Shangait, por bujën më të madhe po e bën me jetën personale.

Pas 12 vitesh martese dhe me tre fëmijë që ka me partneren Iran Angelo de Souza 31 vjeçe, dhe 3 fëmijë që ka me të, Ian 10 vjeç, Tiago 8 dhe Alice 6, ai i ka dhënë fund për t’u lidhur me mbesën e saj që quhet Camila 27 vjeçe.

Shumë kritika ka marrë në Brazil ky futbollist, megjithëse në raste të tjera të lojtarëve janë pohuar dhe pranuar lidhjet treshe që ndajnë të njëjtin apartament.