Ka shkruar në 964 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, me 15 raste te reja te konfirmuara.
Prej tyre, 13 raste jane ne Durres, 1 ne Tirane dhe 1 ne Shkoder. Te gjitha rastet jane kontakte te personave te rezultuar me pare pozitive.
Te dhanet e reja jane bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e situatës më të fundit të koronavirusit në vend, pas testimeve të bëra në rastet e dyshuara gjatë 24 orëve.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
- Testime totale 13621
- Testime molekulare 12555
- Testime serologjike 1066
- Raste pozitive 964
- Raste të shëruara 758
- Raste Aktive 175
- Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 57
- Durrës 44
- Krujë 33
- Shkodër 15
- Kamëz 10
- Berat 10
- Fier 3
- Elbasan 1
- Mirditë 1
- Korçë 1