20 raste të reja pozitive me Covid 19, mes tyre 4 personel shëndetësor janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit ku zona e kuqe vazhdon të jetë Tirana me 15 raste, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz.

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik”tha  Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

  • Testime totale                         16817
  • Testime molekulare                15365
  • Testime serologjike                 1452
  • Raste pozitive                          1184
  • Raste të shëruara                       898
  • Raste Aktive                             253
  • Humbje jete            33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

  • Tiranë           172
  • Krujë             22
  • Durrës           15
  • Kamëz            12
  • Shkodër         10
  • Mat                 9
  • Lushnje           6
  • Berat               2
  • Fier                 2
  • Korçë              1
  • Librazhd          1
  • Mallakastër     1