Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini konfirmoi se janë 803. Të prekur me koronavirus në Shqipëri. Po sipas saj rastet e reja janë 8 në 24 orët e fundit, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast.

Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacientë. Zonat me më shumë raste aktive deri më tani janë Tirana dhe Kruja.

Sipas MSH-së, kjo është java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë.