Nuk ka San Siro me Milanin?  CEO , Alessandro Antonello, e kishte parashikuar tashmë. Edhe Interi ka gati një plan alternativ.  Dhe tani alternativa po bëhet kryesore.  Ky është Assago, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport.

“Për këtë objekt alternativ tashmë janë nënshkruar dokumentet paraprake me pronarët e një zone të madhe private jo shumë larg Forumit. Megjithatë tani mund të përcaktohen detajet, pikërisht sepse projekti për “Katedralen” do të ndërtohej së bashku me Milanin po zbehet në horizont”.

Tashmë ideja për ndërtimin e një stadiumi të përbashkët mes Interit dhe Milanit po zbehet dhe kjo u kuptua edhe një herë pas takimit mes klubeve dhe kryebashkiakut Beppe Sala.  Klubi kuqezi ka konfirmuar synimin e tij për të filluar punën në zonën e La Maura, duke hequr dorë disi nga vitet e bashkëpunimit me Nerazzurri.  Por koha për shtyrje ka mbaruar. Gjithçka do të jetë përfundimtare brenda tre javësh.

“Në fakt, klubi i Zhang ka një plan tjetër në sirtar, saktësisht Assago. Një mister i caktuar qëndronte mbi këtë projekt për shkak të një “NDA” (në anglisht marrëveshje moszbulimi), një marrëveshje moszbulimi që imponon konfidencialitet. Përshpejtimi i kuqezinjve drejt La Maura, me rrezik spekulimesh dhe skepticizmi të ndryshëm, Inter vendosi të përparonte, “sekreti nuk mund të qëndronte shumë”, shpjegon Gazzetta.  Një plan që ishte krijuar pikërisht për të mbrojtur veten në rast se projekti i përbashkët i Nuovo San Siro do të bllokohej.