Liverpooli është futur në garë për të transferuar talentin e Monacos, Aurelien Tchouameni (2000).

Sipas asaj që raporton Football Insider, The Reds po punojnë në transferimin e mesfushorit të talentuar.

Francezi Aurelien Tchouameni ka bërë për vete një numër të skuadrave të mëdha evropiane dhe në këtë verë pritet të ndryshojë skuadër.

Monaco tashmë ka bërë të ditur se duhen 75 milionë euro që ata të lënë lojtarin të largohet nga skuadra.

Liverpooli është i gatshëm që të ofrojë një shumë të hollave dhe ndonjë lojtar si pjesë e marrëveshjes.

Në garë për transferimin e 22-vjeçarit janë edhe skuadra si Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester United.