Valentin Barco (2004) është emri i ri që ka filluar të lë gjurmë në futbollin argjentinas.

Mbrojtësi i majtë argjentinas ka shkëlqyer me Boca Juniors prej se është futur në ekipin e parë dhe falë paraqitjeve fantastike ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Manchester City dhe Juventus prej kohësh janë duke e ndjekur atë, por së fundmi garës i janë bashkuar edhe Real Madridi.

CalcoMercato ka raportuar se mbrojtësi i talentuar anësorë është i gatshëm për tu larguar nga Boca Juniors në afatin kalimtar të janarit dhe ta bëj një hap para në karrierën e tij.

19-vjeçari ka një vlerë prej 20 milionë eurove, shumë që nuk përbën problem për skuadrat si Real Madrid, Manchester City dhe Juventus.

Los Blancos janë duke e vëzhguar paraqitjet e Barcos pasi francezi Ferland Mendy pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Barco këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë në 22 ndeshje zyrtare me Boca Juniors.