Kampionati Botëror do të drejtohet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë pasi të fillojë gara të dielën, më 20 nëntor.

Spektakli do të shfaqë talentët më të mirë të futbollit që luajnë në ligat më prestigjioze, duke përfshirë Ligën Premier, Serie A, La Liga dhe Ligue 1. Lojtarët e Francës ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2018, duke fituar kundër Kroacisë në stadiumin “Luzhniki”, në Rusi.

Me 32 perfaqësuese që marrin pjesë në garë, disa skuadra natyrisht se do të kenë vlerën më të madh prej tjerash.Sipas Marcas, Anglia do të shkojë në Katar me ekipin më të vlefshme në botë. Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga Transfermarkt tregojnë se Tre Luanët kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë. Asi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë.

Në vendin e dytë është  Brazili që ka gjithnjë një skuadër konkurruese me yjet si Neymar, Raphinha, Marquinhos etj.

Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë.

Më poshtë keni listën me dhjetë përfaqësueset më të shtrenjta që marrin pjesë në Kampionatin Botëror:

  1. Anglia – 1.37 miliard euro
  2. Brazili – 1.103 miliard euro
  3. Franca – 899 miliard euro
  4. Portugalia – 831 milionë euro
  5. Spanja – 812 milionë euro
  6. Gjermania – 725 milionë euro
  7. Argjentina – 632 milionë euro
  8. Belgjika – 544 milionë euro
  9. Holanda – 475 milionë euro
  10. Uruguai – 420 milionë euro.