Ndeshjet e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate interesante në të dy ditët ku në fushën e lojës kanë zbritur skuadrat kampione të vendeve europiane.

Emra të mëdhenj si Malmo e Suedisë, Zyrih i Zvicrës, Bodo/Glimt i Norvegjisë apo Ferencvarosh i Hungarisë, janë mundur në ndeshjen e parë dhe kanë komplikuar ndjeshëm kualifikimin e tyre të mëtejshëm në këtë turne e rrugën drejt fazës në grupe.

Por shihet që ka edhe shumë ekuilibër, pasi nga 12 ndeshjet e luajtura, 5 kanë përfunduar në barazim dhe vetëm një sfidë tjetër ka përfunduar me një diferencë prej më shumë se një goli, duke lënë thuajse gjithçka të hapur për duelet e kthimit të javës së ardhshme.

LIGA E KAMPIONEVE/ TURI I DYTË / ndeshjet e para

Të martën

  • Zalgiris-Malmo 1-0
  • Karabak-Zyrih 3-2
  • Pjunik-Dudelanzh 0-1
  • Midtjylland-AEK Larnaka 1-1
  • Ludogorets-Shamrok Rovers 3-0
  • Linfilld-Bodo/Glimt 1-0
  • Dinamo Zagreb-Shkupi 2-2

 Të mërkurën

  • HJK-Plzen 1-2
  • Makabi Haifa-Olimpiakos 1-1
  • Dinamo Kiev-Fenerbahçe 1-1
  • Ferencvarosh-Sllovan Bratislava 1-2
  • Maribor-Sherif Tiraspol 0-0