U luajtën sonte ndeshjet e para në 3 grupe për Eliminatoret e EURO 2024. Anglia mposht Italinë në Napoli, Portugalia fiton 4-0 ndaj Lihtenshtajnit (dygolësh nga Ronaldo). Në grupin e Italisë, Maqedonia e Veriut mbizotëron ndaj Maltës 2-1 (Elmas shënon). Hojlund shënoi një tregolësh në fitoren 3-1 të Danimarkës ndaj Finlandës. Bosnja fiton 3-0 ndaj Islandës (dopjetë nga Krunic). Irlanda e Veriut mbizotëron ndaj San Marinos. Sllovaki-Luksemburg mbyllet pa gola.
Ja rezultatet e plota dhe golashënuesit:

GRUPI C

ITALI – ANGLI 1-2:
56’ Retegui / 13’ Rice, 44’ pen. Kane

MAQEDONI E VERIUT – MALTË 2-1
64′ Elmas, 72′ Churlinov / 86′ Yankam

GRUPI H

KAZAKISTAN – SLOVENI 1-2
23′ Samorodov / 47′ Brekalo, 78′ Vipotnik

DANIMARKË – FINLANDË 3-1
21′, 82′, 90′ Hojlund / 54′ Antman (F)

SAN MARINO -IRLANDË E VERIUT 0-2
24′ e 55′ D. Charles

GRUPI J

PORTOGALI – LIECHTENSTEIN 4-0
8′ Cancelo, 47′ B. Silva, 51′ e 62′ pen. Cristiano Ronaldo

SLOVAKI – LUKSEMBURG 0-0

BOSNIE HERZEGOVINË – ISLANDË 3-0
14′ e 40′ Krunic, 63′ Dedic