Shqipëria U21 ka mposhtur Malin e Zi U21 në Rrogozhinë, në sfidën e katërt të kualifikueseve të “EURO 2025” në Grupin E. Kuqezinjtë e Bushit fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 27′ nga Berisha nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 38′ Mali i Zi ngeli me 10 lojtarë për shkak se kapiteni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida u vulos në minutën e 73 nga Shpendi i cili shënoi edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Shpresat ruajnë kreun e grupit dhe shkojnë në kuotën e 9 pikëve.

SHQIPËRI U21 – MALI I ZI U21 2-0:
Berisha (pen) 27′, Shpendi 73′