Dy goditje dënimi të Ernest Muçit, i kanë dhënë sot suksesin Shqipërisë U21 përballë bashkëmoshatarëve të Andorrës në kualifikueset e Europianit.

Shpresat kuqezi nisën lojën me vrull dhe krijuan shumë raste për shënim, por duke shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme disa mundësi të mira me Carën e Karricën. U desh një goditje dënimi perfekte e Muçit që kuqezinjtë të kalonin në avantazh dhe të luanin pak më me qetësi.

Seria e gabimeve para portës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku vetë Muçi u bë protagonist duke shpërdoruar një penallti. Por në fund, sulmuesi i talentuar vulosi rezultatin e sfidës me një tjetër goditje dënimi perfekte, për të treguar se po kalon një formë të shkëlqyer.

U21 Shqipëri-U21 Andorra 2-0
36′, 90’+1′ Muçi