Maqedonia e Veriut ka bërë një nga befasitë më të mëdha në histori, duke e lënë Italinë jashtë Kampionatit Botëror, pasi fituan me rezultat 1-0.

Italia edhe pse dominoi dhe kishte disa raste, nuk ia arriti të shënojë në pjesën e parë.

Domenico Berardi dhe Ciro Immobile kishin nga dy raste në 45 minutat e para, por që nuk ishte të saktë.

Edhe në pjesën e dytë Italia kishte më shumë nga loja.

Berardi kishte dy raste të mira në minuat 54’ dhe 58’, por në të dyja rastet topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 63-të, Ezgjan Alioski ndali një top që po shkonte drejt portës duke shpëtuar një gol të sigurt.

Giacomo Raspadori ishte ai që kishte rast në minutën e 79-të, por goditja e tij nga distanca shkoi mbi portë.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në shtesa, në skenë doli Aleksandar Trajkovski që më një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

Italia mbetet jashtë nga Kampionati Botëror, duke e eliminuar në play-off.

ITALI – MAQEDONI E VERIUT 0-1:  
90’+2′ Trajkovski

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Mancini (89′ Chiellini), Bastoni, Emerson; Barella (77′ Barella), Jorginho, Verratti; Berardi (89′ Joao Pedro), Immobile (77′ Pellegrini), Insigne (64′ Raspadori). Tr Mancini.

MAQEDONIA E VERIUT (4-4-2): Dimitrievski; S. Ristovski, Velkovski (86′ Ristevski), Musliu, Alioski; Churlinov, Bardi, Ademi (59′ Spirovski), Nikolov (59′ Askovski); Trajkovski, M. Ristovski (71′ Miovski). Tr. Milevski

 Karton i verdhë: Velkovski