Kombëtarja e Brazilit ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’. Brazilianët kanë marrë fitoren e shtatë në po aq ndeshje në grupin ku ndodhen.

Kili ishte ‘viktima’ e radhës e brazilianëve të cilët triumfuan me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim për brazilianët e shënoi mesfushori i Flamengos, Everton Riberio në minutën e 64-të.

Ndërkohë fitore pas dy barazimeve ka arritur edhe Argjentina, që ka mposhtur 1-3 Venezuelën.

Lautaro Martinez hapi serinë e golave në minutën e fundit të pjesës së parë kur realizoi pas asistimit nga Lo Celso. Argjentina e siguroi fitoren për tre minuta në pjesën e dytë, kur fillimisht për 0-2 shënoi Joaquin Correa në minutën e 71-të dhe në të 74-tën Angel Correa shënoi për 0-3.

Krejt çfarë bën vendasit ishte goli i nderit nga Soteldo në minutën e 94-të.

Ndeshja tjetër mes Perusë dhe Uruguajit përfundoi 1-1, ku golin për vendasit e shënoi Tapia 25’ ndërsa barazimi erdhi nga De Arrascaeta 29’ me asist të Matias Vecinos.

Bolivia barazoi 1-1 me Kolumbinë . Golat u shenuan nga Martinez 69′ per Kolumbine dhe barazoi Saucedo 83′ per Bolivine.

Ne takimin tjeter Ekuadori mundi 2-0 Paraguajin me golat e Torres 88′ dhe Estrada 90′.

Brazili vazhdon të kryesojë këtë grup me 21 pikë pas 7 ndeshjeve, derisa Argjentina ndodhet e dyta me 15 pikë.