Fitore madhështore në Budapest! Një kryevepër e Brojës, i ka dhuruar 3 pikë të arta Shqipërisë në përballjen ndaj Hungarisë.

Me një veprim fenomenal nga e djathta e zonës, talenti 20-vjeçar, tundi rrjetën e portierit Gulashi, duke mbajtur gjallë ëndrrën për në Botëror.

Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura. Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.

Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.

HUNGARI-SHQIPËRI 0-1:
Broja 79′