Një rrjedhje gazi ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan, në ambientet e një firme private gazi. Mësohet se 3 persona janë dëmtuar dhe kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.


Gazetarja Entela Duka raporton se rrjedhja e gazit ka ndodhur në repartin e oksigjenit në firmën private, ndërkohë që tre autoambulanca kanë çuar drejt spitalit të dëmtuarit nga rrjedhja e gazit, dy prej tyre janë edhe familjarë, babë e bir.


Paraprakisht thuhet se ka pasur dëmtim një bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie dhe po hetohet në lidhje me ngjarjen.

Policia sqaron:
“Në një subjekt privat”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia.