Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore.

Enca ndërkohë duket se së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime, teksa ka përzgjedhur bregdetin e Turqisë si destinacion këtë verë.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet duke shijuar disa ditë të mira pushimi në një resort luksoz në Belek.

Këngëtarja nuk ka hezituar të vë në pah trupin e saj në disa poza me bikini, në veçanti hapësirë të veçantë i jep gjoksit të saj atraktiv.

Komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë dëshiruar këngëtares pushime të këndshme.