Kampionët e mëdhenj, shpesh dhe me dëshirë, shoqërohen në udhëtimin e tyre në fushë nga trajnerë të mëdhenj. Dhe kur ata duhet të zgjedhin se cili është më i miri ndër teknikët që kanë pasur, saktësisht siç ndodh në rastin e kundërt, nuk është e sigurt që do të kenë sukses. Rasti i Samuel Eto’o është mjaft emblematik. Ish-sulmuesi kamerunas ka arritur maksimumin me dy trajnerë, për më tepër në dy vite radhazi. Në vitin 2009, me fanellën e Barcelonës, fitoi “tripletën” me Pep Guardiolën. 12 muaj më pas, këtë herë me Interin, e përsëriti të njëjtin sukses me Josè Mourinho si trajner. Prandaj është normale që për ish-zikaltrit të jetë vërtet e vështirë të zgjedhë. Megjithatë, Eto’o ka një preferencë, siç shpjegoi ai duke folur për “Sportbible”:

“Mourinho apo Pep? Nuk e di nëse mund të themi se njëri nga të dy është më i mirë se tjetri, është çështje stili dhe secili ka të vetin. Unë preferoj Mourinhon. Jam më shumë rehat me lojën e Josè, por Pep është një trajner i shumë i mirë, prandaj është e vështirë të zgjedhësh. Ama, mund t’ju them se nuk ka asnjë trajner tjetër në botë që t’i motivojë lojtarët e tij si Mourinho. Po, ka trajnerë të tjerë dhe të gjithë kanë stilin e tyre, por kur bëhet fjalë për të motivuar dhe për të marrë maksimumin nga lojtarët, askush nuk është si Mou. Për mua, “tripleta” me Josè është e veçantë”.

Kur i duhet të flasë për lojtarin më të mirë, katër herë “Topi i Artë” afrikan nuk ka dyshime: vetëm Leo Messi: “Unë besoj se është më i madhi i kësaj jete dhe tjetrës. Kur është në fushë, Messi jep gjithmonë përshtypjen e një loje me miqtë. Mbaj mend një ndeshje të luajtur kundër Juventusit, në ‘Gamper Trophy’ më 2005. Te Juventusi ishte Patrick Vieira, një nga vëllezërit e mi më të mirë, i cili në atë kohë gëzonte formë të lartë sportive dhe luante për një ekip të rëndësishëm. Unë i thashë Patrick: Vëllai i madh, ki kujdes, sepse do të shohësh një kampion të së ardhmes. Ai do të jetë numri një dhe emri i tij është Leo Messi. Ai m’u përgjigj: Rri i qetë, do të kujdesem për të. Gjithsesi, në fund të lojës më tha: Ky (Messi) qenka i pabesueshëm, një lojtar i pamundur. Dhe unë ia përsërita: Sapo patë numrin një të së ardhmes, është Leo Messi. 15 vjet më vonë, historia e futbollit mundi ta provonte këtë gjë…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu