Austria e ka mposhtur 2-1 Maqedoninë e Veriut në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

45 minutat e parë ishin mjaft produktiv, pasi u shënuan dy gola.

Pas vetëm 18 minutash lojë, austriakët shënuan me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.


Por, maqedonasit nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin në minutën e 28-të.

45 minutat e dyta filluan më mirë për maqedonët që kishin iniciativën përpara.

Por, më pas, Austria mori iniciativën, duke rikthyer kështu epërsinë e tyre në minutën e 78-të.

Ishte David Alaba që dhuroi një asistim përfekt për Michael Gregoritsch, duke shënuar për 2-1.

Marko Arnautovic e vulosi fitoren e austriake, pasi shënoi në minutën e 9-të për 3-1.

Austria është lider i Grupit C me tre pikë, Holanda dhe Ukraina ende pa pikë dhe takohen sonte nga ora 21:00, derisa Maqedonia e Veriut është pa pikë.