U luajtën sot në orën 18:00 dy ndeshjet e fundit të Grupit C.

Holanda shpartalloi 3-0 Maqedoninë e Veriut duke treguar dominimin në grup.

Golin e parë e shënoi Depay 24’ ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy herë  Wijnaldum 51’ dhe 58’.

Në ndeshjen tjetër Austria mundi 1-0 Ukrainën me golin e Baumgartner 21’.

Në këtë menyrë austriakët siguruan vendin e dytë në grup.

Si përfundim Holanda e mbylli grupin e para me 9 pikë, Austria u rendit e dyta me 6 pikë, Ukraina e treta me 3 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e mbylli e katërta me 0 pikë.

Dy të parat kualifikohen direkt, ndërsa për të tretën vendoset në përgundim të fazës së grupeve pasi kualifikohen 4 më të mirat nga 6 skuadrat.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut për Goran Pandev (1983).

Sulmuesi ka shënuar 38 gola në 122 ndeshja që nga debutimi i tij në 6 Qershor 2001.