Përballja mes Anglisë dhe Skocisë ka përfunduar me rezultat 0-0.
Pjesa e parë ishte më mirë për anglezët që patën disa raste shënimi, por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.

Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte mbrojtësi anglez John Stones, kur në minutën e 11-të goditi shtyllën me kokë.

Edhe Skocia pati disa raste shënimi, por që në fund asnjëra skuadër nuk arrit ta tund rrjetën e kundërshtarit.

Stephen O’Donnell dhe Che Adams kishin raste për Skocinë, por pa sukses.

Në përgjithësi ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe rezultat i barbart është pasqyrë reale e asaj që pamë në këtë ndeshje.

Pas dy ndeshjeve në Grupin D prinë Çekia me katër pikë, aq sa ka edhe Anglia, ndërsa me nga një pikë janë Kroacia dhe Skocia.