U luajtën sot në orën 21:00 dy ndeshjet e fundit të Grupit D.

Anglia mundi 1-0 Republikën Çeke duke treguar dominimin në grup.

Goli i vetëm i takimi u shënua nga Sterling 12’.

Në ndeshjen tjetër Kroacia mundi 3-1 Skocinë duke siguruar vendin e dytë në grup. Për kroatët golat u shënuan nga Vlasic 17’, Modric 62’ dhe Perisic 77’. Për skocezët golin e vetëm e shënoi McGregor 42’.

Si përfundim Anglia e mbylli grupin e para me 7 pikë, Kroacia u rendit e dyta me 4 pikë, Republika Çeke e treta me 4 pikë, ndërsa Skocia e mbylli e katërta me 1 pikë.

Dy të parat kualifikohen direkt, ndërsa për të tretën vendoset në përgundim të fazës së grupeve pasi kualifikohen 4 më të mirat nga 6 skuadrat.