U luajtën sot në orën 18:00 dy ndeshjet e fundit të Grupit E.
Suedia mundi 3-2 Poloninë duke ruajtur vendin e parë në grup.
Golat për suedezët u shënuan nga Forsbjerg 2’ dhe 59’ dhe goli vendimtar u shënua nga Claeseon 90’+2’. Për polakët shënoi i përhershmi Lewandowski 61’ dhe 84’.
Në ndeshjen tjetër Spanja shpartalloi 5-0 Sllovakinë duke siguruar vendin e dytë në grup. Golat u shënuan nga Dubrovka 30’ autogol, Laporte 45’ Sarabia 56’ Tores 67’ dhe Kucka 71’ autogol.
Si përfundim Suedia e mbylli grupin e para me 7 pikë, Spanja u rendit e dyta me 5 pikë, Sllovakia e treta me 3 pikë, ndërsa Polonia e mbylli e katërta me 1 pikë.
Dy të parat kualifikohen direkt, ndërsa për të tretën vendoset në përfundim të fazës së grupeve pasi kualifikohen 4 më të mirat nga 6 skuadrat.