Suedia ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk solli spektakël, pasi që të dy skuadrat ishin të kujdesshme, duke mos lënë hapësira prapa.

Pjesa e dytë ishte më e hapur, me Suedinë që kishte më shumë nga loja.

Në minutën e 50-të ishte rasti i parë i mirë, pasi që Ondrej Duda mori një top nga Peter Pekarik, por pa sukses.

Suedia rrezikoi me dy raste, me Ludwig Augustinsson e Marcus Danielson, por nuk arritën të qëllonin portën.

Pastaj ishte radha e shkëlqimit të Alexander Isak që dhuroi spektakël me lëvizjet e tij, në minutat 67’ dhe 71’, pro fati nuk ishte më të.

Në minutën e 76-të, Suedia fitoi penallti, ku Martin Dubravka rrëzoi në zonë Quaisonin dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë ishte i saktë Emil Forsberg që shënoi për 1-0.

Deri në fund të dy skuadrat kishin gjysmë raste, por rrjetat heshtën.

Suedia tani ka tri pikë, aq sa Sllovakia që kishte fituar ndeshjen e parë.