Italia ka arritur ta mposhtë Austrinë me rezultat 2-1 në kuadër të 1/8 në Euro 2020, pas shtesave dy herë nga 15 minuta.

Italia dhe Austria kanë mbyllur pa gola 90 minutat e ndeshjes të vlefshme për 1/8 e EURO 2020, ndërsa në kohët shtesë italianët ishin më të mirë.

Italianët kishin tri raste të mira në pjesën e parë të ndeshjes me Nicolo Barella 17’, Ciro Immobiles 32’ dhe Leandro Spinazzola 45’.

Në pjesën e dytë Austria u lirua paksa nga presioni i italianëve.

David Alaba kishte rast të mirë në minutën e 52-të nga goditja e dënimit, por topi shkoi pak mbi portë.

Austria shënoi në minutën e 65-të me Arnautovic, por goli i tij u anulua për pozitë jashtëloje.

Italia kishte dy raste të mira me Inisignen dhe Berardin por goditjet e të dyjave shkuan jashtë porte.

Skuadrat do shkuan në kohët shtesë, pas një lojë të fortë.

Italianët e nisën më mirë periudhën e vazhdimeve, duke shënuar që në start.

Një harkim i bukur në zonë gjen Federico Chiesan i cili pranon fillimisht topin, pastaj me një goditje të fortë shënon për 1-0.

Sulmet nuk u ndalën nga italianët, kur rrezikoi bukur edhe Inisgine, që gjuajti nga goditje e dënimit, por portieri me mund dërgoi topin në këndore.

Në rastin e radhës Italia shënoi. Belotti pranoi një top në zonë, me kthim pasoi te Matteo Pessina i cili shënoi për 2-0.

Austria hapi ndeshjen në minutën e 113 kur, Sasa Kalajdzic shënoi gol të bukur me kokë, duke hapur ndeshjen për disa minuta.

Me këto tre gola u mbyllën vazhdimet, ndërsa italianët pas golit menaxhuan mirë rezultatin për të marr fitore dhe një vend në çerekfinale.