Holanda ka fituar ndeshjen ndaj Ukrainës në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’, me rezultat 3-2 në Grupin C të Euro 2020.
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Ukrainës në Grupin C në kuadër të Euro 2020.
Tulipanët arritën të rrezikonin me anë të Memphis Depayt 2’ dhe me Denzel Dumfries 5’, mirëpo portieri Buschan priti.
Ishte minuta e 28 kur erdhi shansi për Ukrainën që rrezikoi me anë të Andryi Yarmolenkos, por ajo u ndalua nga mbrojtësit e Holandës.
Ukraina mund të pësonte tre gola qysh në pjesë të parë, mirëpo Bushchan priti edhe gjuajtjen e Georgino Wijnaldumit (39’).
45 minutat e dytë filluan mjaftë furishëm , duke u shënuar plot 5 gola.
Ishte Georginio Wijnladum (52’) që shënoi i pari për 1-0, duke i dhënë epërsinë Tulipanëve.
Më pas holandezët shënuan edhe të dytin me anë të Wout Weghorst (59’).
Por, ukrainasit nuk u dorëzuan, duke ngushtuar epërsinë në 2-1 të Holandës me golin e Andriy Yarmolenko (75’).
Më pas Ukraina ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 me anë të Roman Yaremchuk (79’), duke ndezur sfidën.
Mirëpo, Tulipanët nuk u zmbrapsen dhe e rikthyen epërsinë në 3-2, me golin e Denzel Dumfries (85’) që u asistua nga Nathan Ake.
Ndeshje e Grupit C në rrethin e parë përfunduan, derisa Austria është lider me tre pikë, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Ukraina dhe Maqedonia e Veriut pa pikë.