Teuta e Durrësit i ka dhënë fund aventurës evropiane.
Skuadra durrsake është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Evropës, nga ekipi spanjoll Granada.

Pas 90 minutave, rezultati ishte i thellë 0-4 në të mirë të ekipit spanjoll.

Roberto Soldado hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e pestë, teksa Kenedy realizoi pas pesë minutave për 0-2.

Mesfushori sulmues, Herrara u përkujdes për 0-3, me të cilin rezultat përfunduan 45 minutat e para të sfidës.

Ndërkohë edhe në pjesën e dytë Herrera shënoi një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 0-4.

Kështu Teuta pas dy raundeve në Ligën e Evropës eliminohet ku tani pritet të përgatitet për kampionatin shqiptar.