Arsenali ka arritur të marr një fitore shumë të madhe ndaj Manchester City me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupës, duke kaluar në finale.
Topçinjtë e nisën ndeshje shumë mirë, duke krijuar dy raste shumë mira me Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por që gol nuk kishte.
Pas këtyre rasteve zhvillohej minuta e 19-të e ndeshjes, kur Nicolas Pepe harkon në zonë, ndërsa me një prekje magjike, Aubameynag shënoi për 1-0.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi tërësisht Manchester Cityt që kërkonin golin e barazimit.
Kevin De Bruyn dy herë, Riyad Mahrez dhe David Silva, radhitën rastet para portës, por asnjëri nuk ia doli të shënojë.
Kur nuk shënon, e peson. Ishte minuta e 71-të kur Arsenali me një kundër-zbritje të bukur, shënoi përmes Aubameynag për 2-0.
Arsenali ka kaluar në finale dhe do të pres njërin mes Manchester United e Chelsea, që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.