Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato ka njoftuar se është fejuar me aktorin Max Ehrich.

Të mërkurën në mbrëmje në rrjetin social Instagram, aktorja dhe këngëtarja, 27 vjeçare, e cila ka qenë duke u takuar me Max, 28 vjeçar, që nga muaji mars, ndau një seri fotografish mahnitëse me të dashurin e saj, shoqëruar me një përshkrim të gjatë, shkruan DailyMail.

Ajo shënoi: “Kur isha një vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante ‘partneren e tij të vogël ’- diçka që mund të dukej e çuditshme pa theksin e tij jugor. Për mua ka kuptim të përsosur . Dhe sot kjo fjalë përsëri ka kuptim të përsosur, por sot zyrtarisht do të jem partnerja e dikujt tjetër. E dija se të kam dashur në momentin kur të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka provuar atë në dorën e parë, por për fat të mirë edhe ju e bëtë…”, ka shkruar këngëtarja.

“Asnjëherë nuk jam ndjerë aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mi)… Ti kurrë nuk më bën presion të jem asgjë tjetër përveç vetes.

“Dhe ti më bën të dua të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar që pranoj dorën tënde në martesë … Unë të dua më shumë sesa një përshkrim mund ta thotë, por jam ekstatike për të filluar një familje dhe jetë me ty. Të dua përgjithmonë ‘baby’ im”. “Të gjithë miqve dhe fansave të mi që po komentojnë – Unë ju dua, faleminderit për mbështetjen tuaj”. …”, shkruan më tej interpretuesja e hitit “In the mirror”.