Arijanet Muric (1998) mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror.

Portieri i lindur në Zvicër por që luan për përfaqësuesen e Kosovës ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, derisa pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.

Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.

Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.

Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranoj ofertën e skuadrës nga Stambolli.

Kujtojmë që Aro ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.