Ronaldo Fenomeni jep mendimin e tij për kampionatin e Serie A, në mikrofonat e La Gazzetta dello Sport:

Unë vazhdoj të ndjek futbollin italian me entuziazëm, Serie A është disa hapa prapa Premier, por ekipi kombëtar i Mancinit është i fuqishëm dhe plot me të rinj të mirë. Unë jam një Interist, do të doja që Interi të fitonte gjithmonë. Më erdhi shumë keq për Lukakun por është e vështirë t’i rezistosh klubeve të mëdha, Chelsea shfaqi fuqinë financiare.

CR7? Ishte një histori e mirë, i solli përfitime Serie A , ai e bëri atë të rizbulohet në botë dhe Juventusi është ende i fortë pa të.

Milan? Ai është përsëri konkurrues, Ibra është shumë i fortë, vitet nuk llogariten për të, ai është një shkëmb.

Mourinho? Ai më duket trajneri i mirë si zakonshit. Ai do të bëjë mirë sepse është një profesionist i profilit shumë të lartë “.