Fero në bashkëpunimin me reperin Stresi kanë sjell projektin më të ri muzikor.
“Mahall” mban titullin prodhimtaria muzikore, që për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti M.O.B.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, teksa për klipin ku shihet të veshur plot stil, ka punuar Set Films.
Vlen të përmendet se projekti është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së artistëve të njohur.