Legjenda e Juventusit, Ciro Ferrara ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Antonio Conte, për të cilin kanë thënë se ai preferonte që Interi të nënshkruante me Arturo Vidal dhe jo Christian Eriksen. Trajneri e bëri të qartë në disa raste se ai dëshironte të ribashkohej me ish-mesfushorin e tij Vidal, por Barcelona nuk pranoi të shiste.

Nerazzurrët kaluan javë të tëra duke biseduar me Tottenham Hotspur dhe përfundimisht u pajtuan të paguanin 20 milionë euro për Eriksenin, i cili kishte vetëm 6 muaj në kontratën e tij.

Antonio e shpjegoi shumë mirë, Eriksen ka nevojë për kohë për të zgjidhur dhe kuptuar mekanizma të caktuar taktikë. Ashley Young dhe Victor Moses mund të futen drejt, sepse janë në krahë, gjithçka që duhet të bëjnë është të shkojnë lart e poshtë. Mesfusha e Interit tashmë është e fortë, ka të bëjë me mbajtjen e ekuilibrit të duhur .Dyshja kishin raporte perfekte te Juventusi. Sipas mendimit tim, Conte do të preferonte që Interi të nënshkruante me Vidalin dhe jo me Eriksenin në janar”, ka thënë Ferrara për Tiki Taka.