FIFA ka njoftuar kufizime të rrepta në numrin e marrëveshjeve të huazimeve që klubet mund të bëjnë brenda një sezoni, deri në 8 futbollistë.
Kjo mund të jetë shkatërruese për shumë klube italiane dhe angleze që kanë dhjetëra huazime ose operojnë duke përdorur huazim me detyrim blerje, një metodë e shtrirjes së pagesës për një vit të ndryshëm financiar.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi sezonin e ardhshëm, duke filluar nga huazimet e brendshme dhe jashtme të klubit.
Pastaj, numri i huazimeve do të ulet në 6 të tillë nga sezoni 2022-23.
Kjo vlen fillimisht vetëm për huazimet ndërkombëtare me lojtar të moshës 22 vjeç apo më të vjetër.
Këshilli i FIFA-s duhet akoma të aprovojë planet, me ligat individuale që u duhen tre vjet për t’u përshtatur me rregulla të ngjashme.