Shtohet numri i të infektuarëve në SHBA ku ka shkuar në 176.518 në total i të prekurve me koronavirus.
Numër i lartë të prekurish edhe në Francë ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 7.578 raste dhe 499 të vdekur duke e cuar në 52.128 numrin total të të prekurve prej të cilëve 3.523 kanë ndërruar jetë.
Në Itali numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 837 e numri total i tyre ka arritur në 12.428. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.053 raste më shumë dhe numri i përgjithshëm i personave pozitiv me koronavirus është 105.792.
Vazhdon rritja e pandemisë edhe në Spanjë ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 6.461 raste dhe 553 të vdekur duke e cuar në 94.417 numrin total të të prekurve prej të cilëve 8.269 kanë ndërruar jetë.
Ja të dhënat në detaje për shtetet më të prekura: