Mungon vetëm zyrtarizimi. Sulmuesi brazilian Arthur Cabral (1998) është sulmuesi që ka zgjedhur Fiorentina për te zëvendësuar serbin Vlahovic. Një negociatë që i ka rrënjët në seancat e kaluara të merkatos dhe që u krye shumë shpejt pasi u zgjidh nyja e lidhur me ish-qendërsulmuesin e purpurt, i cili do të transferohet te Juventusi.
Transferimi nga FC Baseli do të kushtojë 16 milionë euro duke përfshirë bonuset, duke tejkaluar kështu Ikoné dhe Piatek si blerja më e shtrenjtë në merkaton e janarit të Fiorentinës.
Futbollisti u transferua nga klubi Brazilian Palmerias më 30 gusht 2019 dhe që atëhere ka shënuar 65 gola në 106 ndeshje të luajtura me Baselin.
Testet mjekësore ende nuk janë caktuar, por ato priten nga sot në nesër, ose deri në fundjavë nëse do të ketë vonesa të tjera. Gjithashtu sepse lojtari tashmë është përshëndetur nga ish-shokët e skuadrës së Baselit, duke përfshirë Matias Palacios, i cili i ka dedikuar një Story në Instagram: “Faleminderit vëlla i vogël, të dua”